Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit

Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit

Nga takimi me drejtuesit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja të forta në sektorin e ndërtimit dhe të sigurimeve. Kreu i qeverisë  tha se pas tërmetit janë bërë ndërhyrje të arsyeshme, por ka pasur devijime serioze, përfshirë edhe nga noterët. Rama njoftoi se do të ndërmerren masa për rregullimin e sistemit të sigurimeve, përfshirë dhe garantimin bankar për lejet e ndërtimit, si dhe konfiskimin e objekteve të braktisura apo ndërtimeve problematike që datojnë që nga vitet ’90. Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo tejkalim mbi 2% të lejes së ndërtimit do të çojë në sekuestrim të menjëhershëm të objektit. “Ne kemi bërë disa ndërhyrje të arsyeshme pas tërmetit, por gjithsesi ka pasur shumë devijime në disa kategori, përfshirë edhe noterët....