Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarri në Dukat rrezikon Llogoranë, ministri Vengu i kërkon ndihmë BE-së: Presim dy avionë Canadair
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i pranishëm në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku vizitoi tre zjarrfikës që u asfiksuan gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në Dukat, deklaroi se situata mbetet kritike në disa qarqe të vendit, për shkak të vatrave të mëdha që janë përhapur në zona malore e pyjore. Sipas ministrit, zjarret aktive në Dukat, Mat, Përmet dhe Devoll po luftohen nga toka dhe ajri, ndërkohë që është aktivizuar edhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile për të siguruar mbështetje shtesë nga ajri, përfshirë edhe avionë zjarrfikës tip Canadair. ”Janë ditë të vështira për luftën kundër zjarreve. Temperaturat do të shënojnë pikun të enjten dhe të premten, ndaj jemi në gatishmëri të plotë në gjithë territorin. Jemi në koordinim me Mekanizmin Evropian...