Nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë, aplikohet për herë të parë neni 293

Nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë, aplikohet për herë të parë neni 293

Pasi e paralajmëroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka nisur zbatimi i procedimeve penale për shoferët që parkojnë automjetet dysh, duke u bërë pengesë për qarkullimin. Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës njofton se dy persona janë vënë nën hetim për parkim dysh të automjetit. Ata janë F.B. 20 vjeç dhe D.D. 35 vjeç, pasi me parkimin e gabuar të automjeteve të tyre, kishin penguar lëvizjen e makinave. Kjo është hera e parë që aplikohet nen 293 i Kodit Penal, që ka të bëjë me veprën “pengim dhe ndalim i qarkullimit rrugor”. Në një deklaratë më 10 Korrik, kryepolici Ilir Proda paralajmëroi gjithë drejtuesit e mjeteve se kushdo që parkon makinën dysh duke penguar qarkullimin, nuk do të konsiderohet më si një “shkelje...