Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aplikohet për herë të parë neni 293, nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë
Ka nisur zbatimi i procedimeve penale për shoferët që parkojnë automjetet dysh, duke u bërë pengesë për qarkullimin. Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës njofton se dy persona janë vënë nën hetim për parkim dysh të automjetit. Ata janë F.B 20-vjeç dhe D.D 35-vjeç, pasi me parkimin e gabuar të automjeteve të tyre, kishin penguar lëvizjen e makinave. Kjo është hera e parë që aplikohet nen 293 i Kodit Penal, që ka të bëjë me veprën “pengim dhe ndalim i qarkullimit rrugor”. Kryepolici Ilir Proda paralajmëroi gjithë drejtuesit e mjeteve se kushdo që parkon makinën dysh duke penguar qarkullimin, nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” administrative, por do të trajtohet si vepër penale bazuar në nenin 293, që parashikon dënim me...