Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Vijojnë zjarret në Korçë, Devoll dhe Dukat – Flakët djegin sipërfaqe me shkurre
Jugu i Shqipërisë vijon të jetë nën pushtimin e flakëve. Situata është përkeqësuar në Devoll, që përfshiu zonën nga fshati Vërnik deri në fshatin Kapshticë. Ndërkohë, i përfshirë nga flakët vijon të jetë edhe fshati Dishnicë në qarkun e Korçës dhe Mali i Shën Gjergjit në Dukat. Syri TV Vijon të mbetet aktive edhe pas 24 orësh vatra e zjarrit që përfshiu zonën nga fshati Vërnik deri në fshatin Kapshticë. Rreth 50 forca të shërbimit zjarrfikës në Devoll, të mbështetur nga policia kufitare dhe banorë të zonës, po punojnë për mbajtjen e flakëve nën kontroll, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta. Sipas një bilanci paraprak, sipërfaqja e përshkuar dhe e djegur arrin në rreth 250 hektarë me bimësi të ulët dhe shkurre. Intensiteti...