Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryebashkiaku i Kavajës: Në PD duhet analizë për 11 majin! Berisha-Qoses: Jemi parti e hapur
Kreu i PD-së Sali Berisha i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosjes i cili tha se përveç farsës duhet edhe një analizë brenda partisë. Berisha theksoi se PD-ja do ta bëjë analizën, por momentalisht është e fokusuar në publikimin e të dhënave të pakundërshtueshme në lidhje me farsën elektorale. ”PD është parti e hapur, transparente, e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë e saj në dritën e të vërtetës. Në këtë periudhë, PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale me prova të pakundërshtueshme, por kjo nuk do të na pengojë që të bëjmë analizën më të plotë të këtij procesi në raport me strukturave e veta. Kambanat po bien për farsën elektorale”, tha Berisha.