Media spanjolle: Nafta po helmon Shqipërinë, mijëra puse të braktisura

Media spanjolle: Nafta po helmon Shqipërinë, mijëra puse të braktisura

Një reportazh i publikuar nga gazeta katalanase “ARA” ka hedhur dritë mbi një nga plagët mjedisore më të rënda në Shqipëri, ndotjen nga mijëra puse nafte të braktisura në zonën e Kuçovës dhe më gjerë. Gazetarja Núria Vila Masclans udhëtoi drejt Shqipërisë për të raportuar mbi ndotjen e shkaktuar nga industria e naftës, ku sipas saj, mbi 5,000 puse janë lënë të hapura dhe vazhdojnë të çlirojnë substanca toksike që rrezikojnë shëndetin e mijëra banorëve dhe mjedisin përreth. Në artikull theksohet se puset e braktisura nuk janë mbyllur sipas standardeve, duke lejuar dalje të gazrave dhe ujërave të ndotura. Ekspertët lokalë dhe aktivistët si Adriatik Golemaj dhe Qani Rredhi nga organizata “Zharrëza” paralajmërojnë se mungesa e investimeve dhe vullnetit institucional ka lejuar që kjo ndotje...