Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Zjarr i qëllimshëm në malin e Mavrovës, flakët depërtojnë brenda pyllit!
                            Zjarri përfshin një sipërfaqe në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës. Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre por në afërsi ndodhet pylli dhe ka depërtuar edhe brenda tij. Sipas informacioneve, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka shoqëruar një person në komisariat. Personi i shoqëruar dyshohet se e ka rast të përsëritur zjarrvënien, ndërsa mund të jetë me probleme të shëndetit mendor. Forcat zjarrfikëse do të kthehen e më pas do të ndërhyjnë ditën e nesërme prej mëngjesit për të izoluar flakët e për të fikur zjarrin totalisht. Top Channel