Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Shkopetit, për shuarjen e flakëve ndërhyn edhe helikopteri
                            Është riaktivizuar zjarri i rënë pasditen e djeshme në masivin pyjor të luginës së Shkopetit. Era e fortë ka bërë që flakët të rifshaqen në pyllin me pisha pak metra larg rrugës nacionale Burrel-Skuraj. Helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes ka asistuar në kufizimin e përhapjes së flakëve në anën veriore të luginës, ndërsa forcat e mbrojtjes civile të bashkive Kurbin e Mat, si dhe forcat e armatosura vijojnë përballjen me flakët në rrugë tokësore. Izolimi i zjarrit është i vështirë për shkak të dendësisë së pishave dhe pemëve të tjera, njëkohësisht edhe nga terreni jo pak i thyer.