Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë
Një anije turistike u përmbyt si pasojë e një stuhie të fuqishme në Gjirin Ha Long të Vietnamit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 38 personave, përfshirë edhe fëmijë. Anija me emrin Wonder Sea kishte në bord 48 turistë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, gjatë një turneu në një nga destinacionet më të njohura turistike të vendit. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin gjallë vetëm 11 persona deri më tani, ndërsa operacionet e kërkimit vijojnë për gjetjen e të zhdukurve. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Vietnamit. Ngjarja ndodhi në kulmin e stuhisë tropikale Wipha, e cila kishte përfshirë Detin e Kinës Jugore, duke sjellë reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të forta që goditën zonën bregdetare. Kjo është stuhia e tretë...