Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…
Dorian Teliti, këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë ka reaguar pas konfliktit të ndodhur dje në Ksamil. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka dënuar dhunën e përdorur, pasi sipas tij çdo mosmarrëveshje pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Megjithatë Teliti ka ngritur edhe një pyetje në postimin e tij, ‘kush e ndezi shkëndijën e konfliktit në Ksamil?’ Sipas tij, një ndryshim ligjor që u bë vitin e kaluar, i dha hotelerive të drejtën për të administruar çadrat në plazh, pa marrë në konsideratë bizneset ekzistuese që prej vitesh ushtronin aktivitet në të njëjtat hapësira me leje të ligjshme. Kjo situatë, vijon më tej Teliti, nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën...