Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
At Nikolla Marku, kleriku dhe zelltari i pasionuar i çështjes kombëtare shqiptare merr udhën e përjetësisë
Nga Albert Vataj Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik, qyteti i Elbasanit humbi një nga bijtë e tij më të dashur, një klerik dhe patriot që për dekada qe zëri dhe zemra e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. At Nikolla Marku, prifti i Kishës “Shën Maria” në lagjen Kala, u largua nga kjo jetë në moshën 77-vjeçare, pas një beteje të gjatë e të rëndë me sëmundjen. Lindur dhe rritur në Elbasan, At Nikolla nuk ishte thjesht një prift. Ai i përkiste atij brezi të rrallë klerikësh që nuk e panë kurrë thirrjen shpirtërore si një status, por si një kryq fisnik që duhej mbajtur me përulësi, devocion dhe dashuri. Në çdo predikim, në çdo fjalë, në çdo hap të tij, ai mishëronte besimin dhe...