Sherr në plazhin e Kavaleshencës, përplasje fizike mes dy të rinjve dhe punonjësit të plazhit

Sherr në plazhin e Kavaleshencës, përplasje fizike mes dy të rinjve dhe punonjësit të plazhit

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme (i njohur si Kavaleshenca) në Durrës, ku janë përfshirë disa pushues dhe një punonjës i plazhit që kujdesej për rregullin në plazh dhe mirëmbajtjen e çadrave. Përplasja ka nisur pas një paralajmërimi që punonjësi i plazhit u ka bërë dy të rinjve, të cilët po luanin me top pranë zonës së çadrave, duke shqetësuar pushuesit e tjerë. Kjo ka shkaktuar një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike. Sipas burimeve, punonjësi u ofendua dhe u shty nga të rinjtë, duke e hedhur në tokë. Situata u përshkallëzua për pak minuta, por fatmirësisht u neutralizua falë ndërhyrjes së pushuesve të tjerë, shumica e...