Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            “KAFAZET” PA AJËR! Fasoneritë nën “pushtetin” e vapës, me dritare të mbyllura dhe hapësira të ngushta
                            Foto ilustruese: Fasoneritë dhe temperaturat e larta TIRANË- Temperaturat e larta të verës në Shqipëri nuk sjellin asnjë lehtësim për qindra gra dhe vajza që punojnë në industrinë e fasonerisë. Në hapësira të ngushta, të mbipopulluara dhe pa ventilim të mjaftueshëm, ato përballen me vapën e rëndë të verës, duke duruar orë të tejzgjatura pune dhe paga që nuk arrijnë t’u mbulojnë as nevojat më elementare. Në fasoneritë e Kamzës dhe rrethinat e Tiranës, ambientet e punës shpesh janë si kafaz pa ajër, ku dritaret qëndrojnë të mbyllura për të fshehur zhurmën e jashtme, ndërsa punonjëset punojnë të ngjitura njëra me tjetrën nën peshën e detyrimeve të përditshme. Temperaturat brenda këtyre ambienteve mund të kalojnë lehtësisht 35 gradë Celsius, duke shtuar barrën fizike dhe psikologjike...