Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri
                            Nga monitorimi i strukturave të Bashkisë Vlorë, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës për një vatër zjarri të aktivizuar në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum. Aktualisht në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor. Për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll. Në këto kushte, Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e 30 forcave të armatosura, me qëllim përballimin e flakëve dhe vendosjen e situatës në normalitet, pasi zjarri po rrezikon seriozisht Parkun Kombëtar të Llogarasë.