Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Nuk ka treg, duan edhe faturë tatimore’/ Panariti: Vendimi për përjashtimin nga tregu i fermerëve të pafiskalizuar, goditje e rëndë për bujqësinë shqiptare
Sekretari për Bujqësinë në Partinë e Lirisë, Edmond Panariti, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të autoriteteve për të përjashtuar nga tregu prodhuesit që nuk janë të pajisur me faturë tatimore, duke e cilësuar këtë si një akt të padrejtë dhe dëmprurës për bujqësinë shqiptare. Në një deklaratë publike, Panariti tha se “90% e prodhuesve shqiptarë janë të vegjël dhe të mesëm”, të cilët nuk janë të fiskalizuar, dhe për këtë arsye nuk mund të përfshihen brenda një afati 24-orësh në skemën tatimore. Sipas tij, një masë e tillë do t’i nxjerrë fermerët në mënyrë të dhunshme nga tregu, duke u mohuar atyre një burim jetese për familjet që mbajnë. “Kjo është një goditje që synon të nxjerrë përfundimisht nga tregu prodhuesit e vegjël e të...