Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ambasada e SHBA: Ja si stërviten Forcat Ajrore Shqiptare dhe Garda Kombëtare e Nju Xhersit (FOTO)
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t kanë qenë këtë javë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare për trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve. Në fokus të stërvitjes ishin misionet e kërkimit dhe shpëtimit, duke përdorur helikopterin Black Hawk, të njëjtin model që u përdor me sukses për shpëtimin e jetëve gjatë operacioneve emergjente pas Uraganit Sandy në vitin 2012. Postimi i plotë nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtu këtë javë duke punuar me Forcat Ajrore Shqiptare për të mirëmbajtur avionët dhe për t’u...