Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit. Mbillet bar në vendin e objekteve (FOTO)
                            Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi i fshatit turistik. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka postuar në rrjetet sociale foto nga pastrimi i qendrës së fshatit, i cili u mbulua për pak kohë nga inertet e shembjeve. Zona është mbjellë me bar për t’i kthyer sërish pamjen e saj natyrore, ndërkohë që puna nga forcat e ushtrisë dhe Bashkia Shkodër vijon edhe në zona të tjera.