Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Akuzohen se rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, lihen në burg Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj
Është mbajtur këtë të shtunë seanca e masës së sigurisë ndaj dy të arrestuarve Petrit Cakrri dhe Fation Bushgjokaj, autorë të dyshuar të rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçari Renis Dobra. Prokuroria kërkoi arrest me burg për dy të dyshuarit e vrasjes së të riut dhe paraqiti provat paraprake të përfshirjes së tyre në ngjarjen kriminale të ndodhur me datë 8 Korrik. Kërkesa u miratua nga gjyqtarja Enkeleda Halilaj, e cila i dha prokurorisë kohë për të përfunduar hetimet. Arresti me burg u arsyetua me argumentin e largimit të mundshëm të dy të dyshuarve si dhe prishjen e provave. Mësohet se dy të akuzuarit kanë mohuar para trupit gjykues vrasjen e të riut Dobra. Petrit Çakrri së bashku me tre vëllezërit Fation, Aleksandër e Kristi Bushgjokaj...