Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“20 mijë metra katrorë të çliruara në Tiranë”, Rama: Po punohet me projektet e “Rilindjes Urbane 2.0”, 75% e hapësirës për këmbësorët
Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se vetëm në Tiranë, deri nesër do të jenë çliruar rreth 20 mijë metra katrorë hapësira publike, në kuadër të aksionit kundër zaptimit të trotuareve dhe hapësirave të përbashkëta. Ai thekson se puna nuk do të ndalet as në kryeqytet, as në qytetet e tjera, e as në zonat bregdetare apo të mbrojtura. Ndërkohë, po punohet paralelisht për projektet e “Rilindjes Urbane 2.0”, me kontributin e arkitektëve vendas dhe të huaj. Së shpejti, bën me dije kryeministri, të prezantohet plani i ri për vendosjen e tavolinave jashtë, ku 75% e hapësirës do t’i mbetet këmbësorëve dhe vetëm 25% njësive të shërbimit, pa lejuar ndërtim strukturash mbi trotuare pa projekte të miratuara....