Precedenti Boeri/ Çmimet për m2 në Milano sa në Tiranë, Kepi: Pastrimi i parave në ndërtim amnistohet

Precedenti Boeri/ Çmimet për m2 në Milano sa në Tiranë, Kepi: Pastrimi i parave në ndërtim amnistohet

Gazetarja Alba Kepi ka komentuar skandalin më të fundit në fushën e urbanistikës në Milano, ku në qendër të vëmendjes është vënë arkitekti Stefano Boeri, i njohur edhe për projektin “Tirana 2030” dhe për angazhimin në disa projekte të tjera në kryeqytetin shqiptar. E ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV me moderatorin Evdin Parruca, Kepi tha se Prokuroria e Milanos dhe Guardia di Finanza kanë ndërmarrë një operacion të gjerë, duke ekzekutuar gjashtë masa ndalimi – mes tyre edhe arrest shtëpiak – dhe 24 kontrolle, përfshirë edhe në ambientet institucionale të Bashkisë së Milanos. Ndër të hetuarit ndodhet edhe Boeri. Sipas gazetares, hetimet kanë zbuluar një ekspansion të pakontrolluar të sektorit të ndërtimit në qytetin e Milanos, siç është theksuar edhe në dosjen...