U kap mat me kolegen në koncert/ CEO i ‘Astronomer’: I kërkoj falje gruas, ky nuk është njeriu që dua të jem

U kap mat me kolegen në koncert/ CEO i ‘Astronomer’: I kërkoj falje gruas, ky nuk është njeriu që dua të jem

SHBA- Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka reaguar pas pamjeve virale, ku u shfaq në ekranin gjigant të skenës nga koncerti i Coldplay në New York në shoqërinë e koleges së tij, njëherësh e dashura. Dyshja u kapën duke u përqafuar dhe sapo e kuptuan se po shfaqeshin drejtpërdrejt, me siklet u përpoqën t’i shmangnin kamerës, por ishte tepër vonë. Pas valës së kritikave dhe videove virale në rrjet, Byron publikoi një deklaratë ku i kërkon ndjesë “gruas, familjes dhe ekipit”. “Dua të kërkoj sinqerisht falje ndaj gruas time, familjes sime dhe ekipit në Astronomer. Ju meritoni më mirë nga unë si partner, si baba dhe si lider”, shkruan ai. “Ky nuk është njeriu që dua të jem, as mënyra si dua të...