Një tjetër vendim për rastin “Veteranët” – çfarë ndodh tani?

Një tjetër vendim për rastin “Veteranët” – çfarë ndodh tani?

Foto ilustruese PRISHTINË- Afro 90 milionë euro është dëmi që besohet se i është shkaktuar Kosovës nga përfituesit e jashtëligjshëm të pensionit për veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prokuroria pretendon se bëhet fjalë për rreth 19.500 veteranë të rrejshëm. Më 14 korrik, Gjykata Themelore e Prishtinës i shpalli fajtorë dhe i dënoi me nga një vit burgim ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, dhe 9 të akuzuar të tjerë në rigjykimin e rastit “Veteranët”. Ata besohet se, në cilësinë e anëtarit të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, keqpërdorën detyrën dhe autoritetin zyrtar, me qëllim që persona të tjerë të përfitonin në mënyrë të kundërligjshme...