Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Urdhri i Trump për shkurtim të ndihmave amerikane në botë miratohet me 216 vota pro
Donald Trump SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar përfundimisht mëngjesin e së premtes kërkesën e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet për ndihmat amerikane në botë dhe për transmetuesit publikë. Paketa për shkurtime financiare kaloi me 216 vota pro dhe 213 kundër, dhe tani do t’i dërgohet presidentit Trump për t’u nënshkruar në ligj. Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi pasi paketa u ndryshua këtë javë nga Senati për t’i përjashtuar shkurtimet prej rreth 400 milionë dollarësh për programin global për luftën kundër HIV/AIDS-it, PEPFAR. Kjo ishte hera e parë pas dekadash që një president ka arritur me sukses të paraqesë një kërkesë për anulim fondesh dhe Shtëpia e Bardhë la të kuptohej se nuk do të jetë...