Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tarifat rrisin çmimin e kafes/ Trump po nxit prodhimin vendas? Ekspertët: Kafja nuk mund të prodhohet në SHBA
Konsumatorët amerikanë përballen me një rritje edhe më të madhe të çmimit të kafesë dhe çokollatave si rezultat i tarifave të reja të presidentit amerikan Donald Trump ndaj prodhuesve më të mëdhenj në botë. Taksat, të cilat do të godasin importet e kafesë nga Brazili, Kolumbia dhe Vietnami, pritet të rrisin çmimet në dyqane dhe në bare, e kjo në një kohë, kur kostoja e kokrrave të kafesë ishte rritur sakaq në mesin e mungesave të furnizimit. Shtetet e Bashkuara e importojnë pjesën më të madhe të kafesë nga Kolumbia dhe Brazili, prodhuesit më të mëdhenj në botë të kafesë arabike të cilësisë së lartë, por që tan ii nënshtrohet tarifave prej 10 për qind sipas masave të reja. Edhe më drastike janë tarifat mbi...