Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Bloomberg’: Rama do të shembë gati gjysmë milionë ndërtime, shtohet zemërimi ndaj tij në veri të vendit
Agjencia amerikane, Bloomberg, raporton se Edi Rama po çon përpara planet e tij për të shembur rreth gjysmë milionë ndërtime në vend. “Kryeministri shqiptar Edi Rama po vazhdon me planet e debatueshme për të shembur gati gjysmë milioni ndërtime pa leje në të gjithë vendin, pavarësisht zemërimit në rritje të banorëve vendas, të cilët e akuzojnë për sabotim të industrisë së lulëzuar të turizmit. Skuadrat e prishjes po pastrojnë kioskat, zgjatimet në trotuar dhe ambientet e jashtme të kafeneve në kryeqytetin Tiranë. Në qytetin bregdetar mesdhetar të Vlorës, po hiqen kasolle druri dhe bare plazhi. Ndërsa në fshatin alpin verior të Thethit, buldozerët kanë shembur tashmë gati 100 ndërtime. Tetë ekipe arkitektësh janë shpërndarë nëpër gjithë vendin me 2.4 milionë banorë. Ata do të vendosin...