“Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit”/ Berisha: Balluku ka menaxhuar mbi 12 mld euro, janë investuar vetëm 1.3

“Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit”/ Berisha: Balluku ka menaxhuar mbi 12 mld euro, janë investuar vetëm 1.3

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur nga selia blu mbi strategjinë e financimit të premtimeve të partisë, ndërsa ka akuzuar zv/kryeministren Belinda Balluku për keqmenaxhim të fondeve të investimeve. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se faturat totale të investimeve që Balluku, të cilën e etiketoi si “Lubi Balluku” ka menaxhuar në vitet e fundit arrijnë në 12 miliardë euro. Megjithatë, sipas tij, nëse shqyrtohen objektet një nga një, vlera reale e investimeve nuk kalon 1.3 miliardë euro. “Ju do gjeni se nëse merr faturën totale të investimeve që Lubi Balluku ka patur në përdorim këto vite, ajo shkon 12 mld euro. Por nëse kontrollohen një për një objektet e investuara, ato nuk kushtojnë kurrë më shumë se 1.3 mld euro”, theksoi ai....