Vizita e Hanrahan/ Trump përgatitet për një marrëveshje të re midis Kosovës dhe Serbisë

Vizita e Hanrahan/ Trump përgatitet për një marrëveshje të re midis Kosovës dhe Serbisë

‘Administrata e presidentit amerikan Donald Trump aktualisht po përgatitet të marrë përsipër marrëveshjen e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, dhe është e mundur që të ketë një zgjerim të detyrimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit nga viti 2020” – ky është një nga interpretimet e vizitës së fundit të Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë. Ndërsa Hanrahan u takua me Presidentin Aleksandar Vuçiç në Serbi, në Kosovë ai pati një sërë takimesh me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës, si dhe përfaqësues të Listës Serbe dhe Mitropolitin Teodosi. Takimi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, u zhvillua më herët në Uashington gjatë vizitës së saj në SHBA. Siç u tha...