Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Nuk je perandor i botës”, Presidenti brazilian i përgjigjet Trump-it: Kërcënimet, shkelje e hapur e protokollit diplomatik
                            Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave të rënda ndaj Brazilit, duke deklaruar se homologu i tij amerikan është zgjedhur për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara dhe “jo për të qenë perandori i botës.” Javën e kaluar, Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa prej 50% ndaj Brazilit duke filluar nga 1 gushti, sipas një letre të publikuar në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social. Në këtë letër, Trump lidhi kërcënimin për tarifat me atë që e cilësoi si një “gjueti shtrigash” ndaj ish-presidentit brazilian të djathtë, Jair Bolsonaro – një aleat i ngushtë i tij – i cili po përballet me gjyq në Brazil për përpjekje për të përmbysur...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   