Shqipëria nën pushtetin e flakëve/ Situata del jashtë kontrollit në Drenovë dhe Dimal, zjarri rrezikon banesat

Shqipëria nën pushtetin e flakëve/ Situata del jashtë kontrollit në Drenovë dhe Dimal, zjarri rrezikon banesat

Foto ilustruese MALLAKASTËR- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Drenovë të Mallakastrës, teksa lufta për shuarjen e flakëve po vijon prej më shumë se 4 ditësh. Përhapja e zjarrit është favorizuar nga era e fortë, duke bërë që flakët të dalin jashtë kontrollit dhe të djegin sipërfaqet pyjore dhe toka bujqësore. Bëhet me dije se autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës janë në angazhim të plotë për të vënë flakët nën kontroll, megjithëse situata duket e përkeqësuar pavarësisht ndërhyrjeve nga ajri dhe përdorimi i helikopterëve. Aktualisht kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të ushtrisë. Dhjetëra forca zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Patosi, Albpetroli, janë angazhuar në terren për të përballuar flakët që po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar banesat në zonë. Situata paraqitet kritike edhe në...