Goditi me thikë bashkëshorten/ Prokuroria merr vendimin për Adriatik Bodinin

Goditi me thikë bashkëshorten/ Prokuroria merr vendimin për Adriatik Bodinin

Sot është zhvilluar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Adriatik Bodinin, 55-vjeçarin i cili u arrestua nga Policia e Sarandës pas dyshimeve se goditi me thikë bashkëshorten e tij, Mirjana Bodini. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në shtëpinë e tyre, në lagjen nr. 4 të qytetit. Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 55-vjeçari ka pranuar se incidenti ka ndodhur pas një grindjeje mes tij dhe bashkëshortes, dhe është shprehur se gjithçka ndodhi në një moment të tensionuar brenda familjes.  Adriatik Bodini është punëtor ndërtimi dhe kohët e fundit kishte punuar në Piqeras. Ndërkohë, Mirjana Bodini, 51-vjeçare dhe mësuese me profesion, ndodhet ende...