Fredi Beleri padit në Gjykatën Administrative të Apelit KQZ-në: Më hoqi mandatin e kryebashkiakut në kundërshtim me ligjin

Fredi Beleri padit në Gjykatën Administrative të Apelit KQZ-në: Më hoqi mandatin e kryebashkiakut në kundërshtim me ligjin

Ish kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka paditur në  Gjykatën Administrative të Apelit KQZ-në pas heqjes së mandatit. Në shkresë Beleri kërkon: Ndryshimin e vendimit nr. 1878 (80-2025-1895) datë 26.05.2025 të Gjykatës Administrative të Shkalles së Parë Tiranë dhe pranimin e padisë, duke vendosur: Anulimin e Vendimit nr. 69, datë 05.07.2024 për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionision (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023” të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe të vendimit nr. 20, datë 12.09.2024 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 9, datë 03.08.2024 depozituar nga Partia Bashkimi për të Drejtat...