Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkurtohet ndihma amerikane, Senati miraton planin e Trump me 9 miliardë dollarë më pak shpenzime
Senati i Shteteve të Bashkuara i dha dritën jeshile planit të presidentit Donald Trump për të shkurtuar 9 miliardë dollarë në financimin e ndihmave amerikane në botë dhe transmetuesve publikë. Me 51 vota pro dhe 48 kundër senatorët e kaluan kërkesën e Trumpit për të shkurtime në vlerë prej 9 miliardë dollarësh nga shpenzimet tashmë të miratuara nga Kongresi, çka shënon një tjetër fitore për presidentin republikan. Pjesa më e madhe e shkurtimeve lidhen me programe që ndihmojnë vendet e huaja në betejat e tyre kundër sëmundjeve, luftërat dhe fatkeqësitë natyrore, por plani gjithashtu ndalon plotësisht 1.1 miliardë dollarët që Korporata për Transmetimet Publike do t’i merrte gjatë dy vjetëve të ardhshme. Trump dhe shumë nga republikanët e tjerë argumentojnë se shpenzimet për transmetimet publike...