Punonjës pa paga: “Biote” në qendër të një skandali të zgjatur!

Punonjës pa paga: “Biote” në qendër të një skandali të zgjatur!

Për më shumë se tre muaj me radhë, punonjës të shumtë aktualë dhe ish-punonjës të kompanisë “Biote”, e specializuar në prodhimin e dyshekëve, denoncojnë vonesa sistematike në pagesa, trajtim poshtërues dhe largime të padrejta nga puna. Në qendër të akuzave është administratori i kompanisë, Kreshnik Leskaj një figurë që tashmë përflitet jo për cilësinë e produkteve, por për abuzimin me të drejtat bazë të punëtorëve.  “Pagat? Ende nuk i kemi marrë…” Një muaj pas publikimit të parë nga portali JOQ Albania, ku denoncimet e punonjësve u shfaqën për herë të parë në publik, situata nuk ka ndryshuar. Madje është rënduar. “Kam për të marrë më shumë se kushdo tjetër. Askush nga stafi nuk më ka kontaktuar për pagesën,” thotë një ish-punonjës për redaksinë e Publik.al....