Grabitën të njëjtën tabakino dy herë/ E pëson grupi i të rinjve, mes tyre dy të mitur

Grabitën të njëjtën tabakino dy herë/ E pëson grupi i të rinjve, mes tyre dy të mitur

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tabachino”, duke goditur një rast të përsëritur të vjedhjes në një tabakino në kryeqytet. Hetimet e Komisariatit Nr. 4 çuan në zbardhjen e dy vjedhjeve të kryera me thyerje, njëra e ndodhur më 30 qershor dhe tjetra më 16 korrik 2025. Si rezultat i operacionit, u identifikuan katër autorë të dyshuar. Dy prej tyre, shtetasit E. S., 22 vjeç, dhe A. A., 19 vjeç, u kapën dhe u vunë në pranga, ndërsa për dy të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç është nisur procedimi në gjendje të lirë. Sipas hetimeve, të rinjtë dyshohet se kanë bashkëpunuar në vjedhjen e artikujve të ndryshëm me vlerë rreth 80 mijë lekë në biznesin e shtetases B. K....