Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Basha takime me qytetarët në Degën 1, prezanton programin ekonomik dhe antikorrupsion: Taksë e sheshtë 9%
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatja për deputete Orjola Pampuri, zhvilloi sot takime me qytetarë, familjarë, të rinj dhe sipërmarrës në zonën e Degës 1 në Tiranë. Gjatë bashkëbisedimeve, Basha theksoi se Shqipëria e ndershme dhe pa korrupsion nuk është një ide abstrakte, por një zgjedhje konkrete që mund të realizohet me vullnet dhe veprim politik. Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik është i vendosur të mbështesë SPAK-un si një instrument kyç për garantimin e drejtësisë dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Basha gjithashtu garantoi se SPAK nuk do të sulmohet, por do të mbështetet dhe fuqizohet, si një garanci për qytetarin dhe jo si një mjet presioni apo frikësimi. Në fokus të takimeve ishin gjithashtu propozimet konkrete të programit ekonomik të...