Situata e zjarreve në vend: Janë raportuar 12 vatra, katër ende aktive

Situata e zjarreve në vend: Janë raportuar 12 vatra, katër ende aktive

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 19:20, janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 8 dhe 4 janë aktive. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: -Në fshatin Fushë Milot, njësia administrative Milot, bashkia Lezhë. -Në vendgrumbullimin e mbetjeve, Gërhot, njësia administrative Qytet, bashkia Gjirokastër. -Në fshatin Gëziq, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. -Në fshatin Kallarat, njësia administrative Horë Vranisht, bashkia Himarë. -Në fshatin Borizane, njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë. -Në fshatin Mesopotam, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq. -Në fshatin Zenisht, njësia administrative Lis, bashkia Mat. -Në fshatin Kutal, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet. Aktualisht, janë aktive vatrat në: Qarku...