Pasi shkarkoi krejt administratën vendore, Rama krijon një OJF për të trajnuar punonjësit e bashkive

Pasi shkarkoi krejt administratën vendore, Rama krijon një OJF për të trajnuar punonjësit e bashkive

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës, vendimin për krijimin e një organizate jofitimprurëse e cila do të trajnojë stafet e njësive të pushtetit vendor. Si të thuash është gjetur një formë tjetër për të ndarë lekë nga buxheti i shtetit. Në vendimin e qeverisë, thuhet se autorizohet ministri përgjegjës për çështjet vendore për negocimin dhe firmosjen e marrëveshjes me njësitë e qeverisjes vendore për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta me vetëqeverisjen vendore, për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore në vendin tonë.  ‘Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 14, të ligjit nr.139/2015, ‘Për vetëqeverisjen vendore’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave Autorizimin e ministrit...