Evi Kokalari “publikon” kartelën e Salianjit: U shtrua 14 ditë në spital, shkeli ligjin! SPAK ta hetojë

Evi Kokalari “publikon” kartelën e Salianjit: U shtrua 14 ditë në spital, shkeli ligjin! SPAK ta hetojë

Evi Kokalari i ka publikuar kartelën e shtrimit në spital ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit. Në një postim të gjatë në rrjetet e saj sociale, Kokalari zbulon se Salianji gjatë kohës që ishte i burgosur në Fier, ishte shtruar në një spital privat në Tiranë për 14 ditë. Madje ka publikuar edhe “diagnozën” e ish-deputetit. Sipas saj, edhe pse nuk kishte asgjë urgjente, sërish Salianji zgjodhi që të shtrohej në spital, i cili është jo pak i kushtueshëm. Po ashtu, Kokalari kishte një mesazh edhe për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Ervin Saljani nuk është shtruar njëherë në këtë spital, por DY herë, siç dhe parashikohej nga informacionet e ndara nëpër media. Disponoj foto të kartelave të spitalit, të cilat...