‘Era e Putinit’/ Rusia nxjerr në treg qirinj aromatikë me emrin e presidentit për të nxitur patriotizmin

‘Era e Putinit’/ Rusia nxjerr në treg qirinj aromatikë me emrin e presidentit për të nxitur patriotizmin

Rusia ka hedhur në treg një linjë të re qirinjsh aromatikë me emrin e presidentit Vladimir Putin, të cilët, sipas prodhuesit, synojnë të “mbushin shtëpitë me aromën e patriotizmit”. Produkti është bërë viral në rrjet dhe ka ngjallur debat për nivelin e propagandës dhe kultit të personalitetit në Rusi. Qirinjtë, të quajtur “Aroma Putin Black Vanilla” dhe “Aroma Putin Dark Amber”, premtojnë të përhapin aromën në dhomë brenda 30 minutave dhe kushtojnë rreth 6 euro (546 rubla). Ato prodhohen me dorë nga dyll natyral dhe kanë fitil prej druri që imiton tingullin e një oxhaku të ndezur, sipas përshkrimit të produktit të cituar nga The Moscow Times. Prodhuesi rus pretendon se ka shitur mbi 25,000 copë, ndërsa produktet janë të disponueshme në tregjet online ruse,...