Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: Këtë vit kemi shansin e mirë të hapim të gjithë grup-kapitujt e negociatave
Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria ka shansin që brenda vitit të hapen të gjithë grup-kapitujt e nogociatave me Bashkimin Europian. Më tej, Rama shtoi se është hera e parë që yjet e Shqipërisë janë në të njëjtën linjë me ata të BE-së. “Është hera e parë që yjet tonë janë në një linjë me yjet e BE-së edhe për të ardhmen dhe perspektivës, por edhe për të tashmen. BE ka qenë i kujdesshëm të thotë se vendi ynë është në Evropë, që horizonti është vendi ku do të bashkohemi, por s’e kemi ndjerë kurrë gatishmërinë për ta bërë këtë realitet tani. Kjo lidhet jo vetëm me punën tonë të mirë, por edhe situatën e përgjithshme brenda kontinentit tonë dhe përtej tij....