Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën tre burra, në gjendje të rëndë një grua dhe një vajzë e mitur
Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Firence të Italisë, ku humbën jetën tre burra dhe u plagosën rëndë një grua dhe një vajzë e mitur. Mediat italiane theksojnë se aksidenti ndodhi në autostradën A1 në provincën e Firences, përgjatë segmentit Variante di Valico, brenda tunelit “di Base”. Ngjarja tragjike u shënua rreth orës 14:30, kur një kamion u përplas me një automjet tip veturë, duke shkaktuar vdekjen e tre burrave dhe plagosjen e rëndë të një gruaje dhe një vajze të mitur. Sipas hetimeve paraprake, automjeti në të cilin udhëtonin viktimat dhe të plagosurat dyshohet se është ndalur papritur brenda tunelit. Disa makina që udhëtonin pas tij arritën të shmangnin përplasjen, por jo edhe kamioni, i cili, pavarësisht përpjekjes për të frenuar,...