Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja tragjike e 22-vjeçares shqiptare/ Flet nëna e autorit filipinez: Isha në gjumë
Mark Antony Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. Më pas, Mark Antony Samson mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, ndërsa ende nuk dihen arsyet pasi thuhet se çifti ishin ndarë. 20 orë ose edhe më shumë, pjesërisht të mbuluara me mister, por tashmë të mjaftueshme për të përkeqësuar dyshimet për prindërit e tij. Roli i prindërve Në orët e vona të pasdites së të martës, Ilaria...