Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në një atraksion gjithnjë e më të kërkuar nga turistët e shumtë. Për banorët e zonës, plazhi rikthen nostalgjinë e kohëve kur noti në lumin e fshatit ishte një pjesë e pandarë e verës. Ndërsa turistët e huaj shprehen se natyra dhe uji i pastër janë një mrekulli. “Jam nga Malta. Është hera e dytë që vij. Më së shumti më pëlqen natyra këtu dhe temperaturat, të cilat nuk janë shumë të larta dhe janë më të përshtatshme se ato në vendin prej nga vij, sidomos për muajin korrik. Fillimisht do të qëndroj këtu për dy javë dhe kryesisht në veri të vendit. E rekomandoj me...