‘Prishjet në Theth, çmenduri e Ramës’/ Shkreli: Po vepron njëjtë si komunistët, po rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët

‘Prishjet në Theth, çmenduri e Ramës’/ Shkreli: Po vepron njëjtë si komunistët, po rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët

Për kryetaren lokale të PD, Shkodër, njëkohësisht anëtare e Këshillit Bashkiak, Eljona Shkreli, aksioni i IKMT-së në Theth është një çmenduri e kryeministrit Edi Rama, për të ndërhyrë edhe në punët e pushtetit vendor. Në  një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Shkreli tha se aksioni i çmendurisë së kryeministrit, siç zyrtarja e PD, preferoi ta etiketonte, vjen në kulmin e sezonit turistik dhe tregon papërgjegjshmërinë e Ramës, pas së cilit fshihet interesi klientelist dhe personal për të grabitur tokat e banorëve të Thethit. Një akt i tillë sipas Shkrelit, ka ndodhur edhe nga komunistët, por këtë radhë Rama po shemb banesat në Theth për t’ua kaluar oligarkëve, në mënyrë që të ndërtojnë resorte. Gjithçka ka nisur nga kryeministri për të ndërhyrë edhe...