Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë? Zbuloni disa sekrete që funksionojnë
Shumë njerëz e konsiderojnë nxirjen si “suvenirin” më të bukur të pushimeve verore, por sapo kthehemi në jetën e përditshme, ajo fillon të zbehet. Lajmi i mirë? Me pak përkujdesje, ndjekje të rutinave të duhura dhe disa truke të zgjuara, mund të zgjasni shkëlqimin e arit në lëkurë për javë të tëra! Filloni me përgatitjen para diellit Një piling i lehtë 1-2 ditë para plazhit ndihmon të hiqen qelizat e vdekura dhe krijon një sipërfaqe uniforme për nxirje. Fokusohuni te zonat si gjunjët, bërrylat dhe thembrat. Më pas, mos harroni hidratimin me produkte që përmbajnë acid hialuronik, glicerinë apo skualan. Mos lini pas dore mbrojtjen SPF Edhe nëse tashmë jeni nxirë, vazhdoni të përdorni kremin kundër diellit me faktor mbrojtës 30-50. Vendoseni 15 minuta para...