Franca njofton marrëveshjen historike për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton marrëveshjen historike për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Bota E Shtunë, 12 Korrik 2025 19:56 Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht si një shtet i ri, por do të mbetet sërish pjesë e Republikës Franceze. Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri francez François Bayrou dhe zyrtarë të lartë në ceremoninë e hapjes së një samiti mbi Kaledoninë e Re në Paris më 2 korrik 2025. Arritja e marrëveshjes u publikua sot (12 korrik) , pas përfundimit të bisedimeve 10-ditore në Paris, që synonin zgjidhjen e krizës politike dhe etnike në këtë territor të trazuar. Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirje më herët për dialog gjithëpërfshirës me aktorët politikë, ekonomikë dhe shoqërorë të Kaledonisë së Re, pas valës së dhunës separatiste...