Spitali i Gjirokastrës dhe Përmetit pa antidot kundër pickimit të gjarprit, vajza rrezikoi prerjen e këmbës nëse s’do të shkonte në Tiranë

Spitali i Gjirokastrës dhe Përmetit pa antidot kundër pickimit të gjarprit, vajza rrezikoi prerjen e këmbës nëse s’do të shkonte në Tiranë

Një e re ka shpëtuar për mrekulli nga prerja e këmbës pas një pickimi helmues nga gjarpri. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Përmet, ku L. A., 26 vjeçe, u godit nga gjarpri teksa ndodhej në një zonë periferike. Vajza u transportua me urgjencë në Spitalin e Përmetit për të marrë ndihmën e parë, por mjekët u përballën me mungesën e antidotit jetik kundër helmimit. Situata u bë më alarmante kur u vendos transferimi i saj drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, me shpresën se atje do të gjendej kundërhelmi. Por edhe në këtë institucion shëndetësor mungonte ilaçi që mund t’i shpëtonte këmbën. Vetëm pas një udhëtimi të tretë, në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, 26-vjeçares iu injektua kundërhelmi, duke shmangur në...