Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘E doja këtë vend, populli juaj meritonte liri ‘/ Fjalët prekëse të Werner Daum për Shqipërinë disa orë para se të ndërronte jetë
Werner Daum, ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, i cili ndërroi jetë në mënyrë të papritur në dhomën e hotelit ku po qëndronte në Tiranë, vetëm një ditë para ndarjes nga jeta dha një intervistë të fundit ekskluzive për Syri TV, ku rrëfeu me emocion për përjetimet e tij si diplomat dhe për dashurinë e pakushtëzuar ndaj shqiptarëve dhe vendit tonë. Në një bisedë të sinqertë, Daum foli për momentet historike të verës së vitit 1990, kur si ambasador i Gjermanisë hapi dyert e ambasadës për qindra shqiptarë që kërkonin strehim dhe liri, duke vepruar kundër udhëzimeve të qeverisë së tij në emër të vlerave universale të të drejtave të njeriut. “Unë veprova kundër urdhrave, sepse ndjeva që regjimi ishte kundër vlerave themelore të jetës njerëzore. Shqiptarët...