Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sherr masiv në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’/ 15 persona përfshihen në konflikt, 57-vjeçari goditet me thikë pranë zemrës, në rrezik për jetën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një konflikti masiv mes 15 personash pranë një hoteli të njohur. I dëmtuari është një 57-vjeçar me inicialet G.V., i cili është goditur me armë të ftohta dhe ka marrë një plagë të rëndë në kraharor, shumë pranë zemrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 dhe ka shkaktuar panik të madh në zonë, e cila është mjaft e frekuentuar nga pushues të shumtë, vendas dhe të huaj. Menjëherë pas incidentit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. Katër persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës për t’u marrë në pyetje,...